Ballina Lajme Maqedoni Radev: RMV-ja t’i përmbushë obligimet

Radev: RMV-ja t’i përmbushë obligimet

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar se Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut. Njëherit theksoi se RMV-ja ende nuk e ka braktisur retorikën parazgjedhore dhe se duhet të kthehet drejt realizmit të obligimeve të tyre.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka braktisur retorikën e saj parazgjedhore. Të qetësohen pasionet atje, të kthehen në realitet, kjo është shumë e qartë. Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të ndërtohen mbi marrëveshjet e lidhura dhe konkluzionet e Këshillit Evropian. Ky është kriteri me të cilin ne më tutje do t’i krijojmë marrëdhëniet. Ne presim që RMV-ja t’i përmbushë të gjitha obligimet e saj, si ndaj nesh ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian. Pres që vullneti i treguar për dialog dhe mirëkuptim nga ana e presidentes Siljanovska të bëhet një politikë konsistente edhe e Qeverisë së RMV-së.”, – theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Radev nënvizoi se bashkë me marrëveshjet e nënshkruara, përfshirja e lidershipit të Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e korridorit 8 do të jetë tregues i qartë i ambicieve reale evropiane të RMV-së për lidhje më të madhe në rajon.

Marketing
Exit mobile version