Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

Një nga drejtuesit e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistë për
Ora24.tv tha se politikanët janë argatë të qytetarëve dhe se VLEN si
përfaqësues të shqiptarëve në pushtet derën e ka hapur për të kryer
shërbime qytetarëve të këtij vendi.

Marketing

“U bëj thirrje të gjithve që ta kuptojnë që politika është servis ndaj
qytetarëve dhe jo neve politikanëve. Ne jemi shërbëtorë e argat të
qytetarëve andaj duhet t’i detyrohemi atyre. Çdo qytetarë e ka të
drejtën e tij t’i drejtohet çdo funksionari tanë që të marr shërbimin e
tij. Ngjarjet me Taravarin neve nuk na kanë lëkundur asgjë, ne duke
pasur pushtetin qëndror dhe atë lokal që do ta fitojmë qytetarët i
presin ditë të mira”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi tutje se ndjen kënaqësi që është pjesë e kësaj përbërje
qeveritare që po bëjnë punë të mëdha që po lënë gjurmë gjithandej me
projekte të rëndësishme e të dobishme për qytetarët.

“Jam shumë i lumtur që ne jemi në këtë kohë pjesë e qeverisjes që po
lëjmë gjurmë. Fjala bie siç është kufiri i Bllacës, shumë shpejt po
zgjidhim edhe kufirin në Tabanocë që mërgimtarë nuk do të presin më
gjatë. Dëshiroj që çdo qytetarë ta kuptojë se ne jemi në shrëbim të
tyre, jam i gatshëm të pranojë çdo kritikë që vjen për punën tonë”,
përfundoi Ibrahimi.