Ibrahimi takon banorët e Orllancës,prezantohet projekti i kanalizimit

Kreu i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka pritur në takim, banorët e Fshatit Orllancë, njofton indeks.mk

Marketing

Në këtë takim përpos kryetarit dhe banorëve kanë marrë pjesë edhe ekspertët të cilët kanë projektuar dhe prezantuar projektin e kanalizimit i cili është në fazën e përpunimit.

Për takimin, ka njoftuar vet kreu i Komunës, Ridvan Ibrahimi.

Njoftimi i plotë:

Takim me banorët e f. Orllancë. Së bashku me ekspertë të projektimit sot mbajtëm takim konsultativ me banorët e f. Orllancë, ku prezentuam projektin e kanalizimit i cili është në fazën e përpunimit. Në këtë takim u dakorduam që me pëlqimin e banorëve projekti i kanalizimit të finalizohet me traset e propozuara nga ekspertët.