Ibrahimi: VLEN-i, garanca që përqindja e shqiptarëve është e garantuar në çdo institucion shtetëror

Zeqirija Ibrahimi, kryetari i Alternativës në Click Plus siguroi se nuk do të ketë ulje të përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Marketing

Ai premtoi se për më pak se një vit do të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë, ndërkaq vakumi nga shfuqizimi i “Balancuesit” e deri atëherë, siguron se nuk do të ndikojë në uljen e përqindjes.

Ibrahimi tha se VLEN-i është garanca se përqindja e shqiptarëve është e garantuar.

“Unë e kam një shpresë se nuk na zë viti i ardhshëm pa u zgjidhur kjo punë, por intenca është edhe më herët
Është një vakum prej 14 muajsh?
Realisht është një vakum, por askund nuk ndodh që në ndonjë institucion të shtetit dikush ta ulë përqindjen e shqiptarëve nëse nuk është “Balancuesi”. Nuk ndodh askund, për shkak se aty është VLEN-i që është garanca që përqindja e shqiptarëve të jetë garantuar në çdo institucion shtetëror”, tha Ibrahimi.

Kryetari i AAA-së, tha se “sikur “Balancuesi” të mos ishte abuzuar, do të ishte i mirë, por është një model i kopjuar nga Irlanda dhe prandaj është abuzuar”.

“Mu më vjen keq që është hequr, sepse arsye është tendenca për të cilën është hequr. Nuk është a është punë e madhe apo jo! Nuk është mirë që është hequr sepse kjo ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Ndikon… Ndikon… Ka tendencë të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike, por nuk kemi”, tha Ibrahimi.

Marketing