Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e tij në RTM2, ka folur rreth pritshmërive nga zgjedhjet lokale. Ai tha se si Alternativë dëshiron që VLEN-i t’i fitoj zgjedhjet lokale, ndërsa si VLEN është i bindur se VLEN-i do t’i fitoj zgjedhjet lokale.
“Pavarësisht se kush do të jemi brenda koalicionit, VLEN-i tani më është bërë një brend politik i cili tani më e ka mbledhur fuqinë elektorale shqiptare që i beson një koncepti të ri politik dhe është ndërtuar mbi premisa të reja politike. VLEN-i përfaqëson një klasë të re politike që është ndërtuar mbi anti-podin e një klase politike që është identifikuar me elemente të larta të korrupsionit dhe listave të zeza”, tha Ibrahimi.
Kryetari Ibrahimi, shtoi se në momentin kur përmendet Spravia apo lista e zezë e SHBA-së është sinonim i BDI-së dhe VLEN-i është antipod e kësaj.