Ibrahimi zbulon projektet që Haraçina i fitoi nga Qeveria

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ka bërë publike projektet kapitale që do të realizohen gjatë vitit 2025 në vendbanimet Orllancë dhe Grushinë, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

“Komuna vazhdon me përkushtim projektet për zhvillimin e infrastrukturës në vendbanimet tona”, u shpreh kryetari Ibrahimi, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve për jetën e përditshme të qytetarëve.

Orllancë:

Rregullimi i shtratit të lumit në një gjatësi prej 933.5 metrash

Asfaltimi dhe rregullimi i rrugës kryesore (Rruga 1)

Rregullimi dhe bekatonizimi i rrugës përgjatë lumit

Grushinë:

Rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 440 metrash

Asfaltimi i rrugës kryesore (Rruga 1)

Asfaltimi i rrugës nga Ambulanta deri tek varrezat

“Bashkë për një infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për të gjithë banorët!”, ishte mesazhi i kryetarit Ibrahimi, duke theksuar se puna nuk ndalet dhe se prioriteti mbetet zhvillimi i qëndrueshëm i të gjitha lagjeve të komunës.

https://www.facebook.com/share/p/19ZiCjKYzi/ / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF