Ibrahimovic duke festuar me tifozët arriti ta thyente xhamin e autobusit

Zlatan Ibrahimovic gjatë festës me tifozët arriti ta thyejë xhamin e autobusit të ekipit.

Marketing

Milani mbrëmë arriti fitore të madhe ndaj Atalantas, e fitores më së shumti duket se i është gëzuar Ibrahimovic edhe pse ai vet nuk luajti.

Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur.

Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në San Siro, Ibra po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit.

Videoja e reagimit të tij tashmë është bërë virale.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon.