Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me pensionimin e mundshëm të tij.
Ibrahimovic këtë sezon ka pasur mjaft probleme me lëndime, të cilat ia pamundësuan të kishte një vazhdimësi te Milani.
Përkundër kësaj ishin ‘Rossonerët’ që u shpallën kampion në Seria A të këtij stinori.
E pas kësaj arritje, Ibrahimovic u shpreh i lumtur, por më pas foli edhe për pensionimin e mundshëm.
“Po, kam probleme fizike. Së pari më duhet të jem mirë dhe kur ta kuptoj këtë, do të jap përgjigje të tjera. Nëse arrij të jem mirë, nuk do të jetë kjo ndeshja ime e fundit. Varet se çka do të ndodhë këto ditë”, deklaroi Ibra për “Dazn”, përcjell lajmi.net.
40 vjeçari ka pasur 23 paraqitje këtë sezon në Seria A duke shënuar tetë gola dhe tri asistime.