Ibrahimovic fotografohet me të dashurën, 11 vjet më të moshuar

Zlatan Ibrahimovic dhe partnerja e tij Helena Seger tërhoqën vëmendjen e fotografëve në Milano.

Marketing

Futbollisti 43-vjeçar dhe 54-vjeçarja suedeze janë fotografuar, duke dalë nga butiku i Giorgio Armanit. Nisur nga fotot, çifti ishte në humor të mirë, transmeton Indeksonline.

Çifti është bashkë që nga viti 2002, kanë dy djem, Maximilianin dhe Vincentin.

“Unë i propozova asaj dhe ajo tha jo. Kjo ishte disa vjet më parë”, tha Ibrahimovic vitin e kaluar në një intervistë me Piers Morganin.

“I thashë: “Pas 20 vjetësh, ti e meriton të martohesh me mua”. Ajo tha se nuk duhet të jetë e martuar me mua që të jetë me mua, ajo është e fortë, shumë e fortë”, shtoi Zlatan.

Helena qëndron larg syrit të publikut, ndërsa dihet se është marrë me modeling dhe më pas ka ndërruar profesion dhe ka nisur biznesin e saj. Ajo u takua me Ibrahimovicin në Malmö në vitin 2002.