Ibrahimovic udhëheqë Milanin drejt fitores, ‘Rossonerët’ e nisin mbarë sezonin

Milan e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të Serie A.

Marketing

Rossonerët mposhtën në ‘San Siro’ skuadrën e Bolognas me rezultat 2:0.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (35′ 50′), i cili përkundër moshës, vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës së Stefano Piolit.

Goli i parë i suedezit erdhi pas një asistimi nga Theo Hernadez, kurse i dyti u shënua nga pika e bardhë.

Milan takimin e radhës udhëton te Crotone, kurse Bologna pret Parmën.