Ideja e BDI-së për ndarje të shtetit, Mickoski: Nuk i marr seriozisht

I pyetur të komentojë mundësinë për ndarjen e Maqedonisë në rajone sipas modelit të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut, ku sic u njoftua, mbi këtë çështje po punojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, Mickoski tha se me kësi përpjekjesh BDI-në askush nuk e merr seriozisht.

Tani ata përpiqem që në opinion të paraqiten me politikën e dezintegrimit, cënimit të karakterit unitar. Unë mendova se do të marrin mësime dhe do të kërkojnë falje për Qendrën Tregtare në Shkup, për automjetet “Majbah” dhe “Rols Rojs”, se si instant-firma importojnë miliona, tenderë, për gjykatës dhe prokurorë të kurdisur. Vetëm kështu seriozisht do t`i kuptojmë. Gjithë këto tjerët, më falni, unë i kuptoj si përpjekje që të mbrohet krimi”, tha Mickoski.

Marketing