Ideja e “çmendur” e Guardiolës për ta bërë Neuerin mesfushorë

Presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një plan të çmendur te Pep Guardiolës.

Marketing

Tekniku spanjoll në një ndeshje dëshironte ta inkuadronte Neuerin si mesfushor.

“Unë ende kujtoj se si Pep Guradiola, pasi fitoi një kampionat, e kishte seriozisht idenë për ta vendosur atë për një lojë në mesfushë“, ka zbuluar Rummenigge.
Por në fund kjo nuk ndodhi sepse presidenti i Bayernit përdori veton.

“Ishte e vështirë për mua ta largoja Guardiolën nga kjo ide, të cilën disa prej nesh mund ta kenë interpretuar si arrogancë“, tha ndër të tjerash gjermani.

Neuer është konsideruar prej kohësh një lloj portieri “fyes”, që revolucionarizoi pozicionin e tij. Ai shpesh del nga porta për të luajtur me topin.