Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi thotë se subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur.
Sipas tij ideja për subvencionim të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë. Ai thotë se i vjen keq që ende ka reagime rreth nevojës për respektim të Kushtetutës në shtet.
“Ideja për subvencionim të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë. Edhe maqedonasit të cilët janë me përfaqësim më të vogël në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë ose në Dibër dhe Çair dhe e kundërta shqiptarët ku janë me përfaqësim më të vogël në kompanitë tjera veçanërisht ku edhe shteti ka pjesë. Parimi kushtetues është përfaqësimi i drejtë. Atë e bëjmë në institucionet tona pse mos ta bëjmë edhe në kompanitë. Nuk flasim për punësime të kuadrove jocilësore ose kuadro të cilat nuk i plotësojnë kushtet që t’i kryejnë detyrat e punës. Flasim për mënyrën më transparente të zgjedhjes së kuadrove më cilësore, megjithatë duke e ruajtur edhe parimin kushtetues për përfaqësim adekuat”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi.