“Identifikim biometrik ose zgjedhjet lokale mund të shtyhen”

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski, tha se nëse partitë nuk bien dakord për të ashtuquajturin “fingerpint” deri në fund të këtij muaji, respektivisht marrjen e gjurmës së gishtit gjatë votimit, atëherë zgjedhjet e ardhshme lokale të parapara të mbahen në tetor do të duhet të shtyhen.

Marketing

Dashtevski sot u bëri thirrje partive në Kuvend t’i votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të shpallin tender për prokurimin e lexuesve, dhe pastaj të lidhin bazat e të dhënave nga Ministria e Brendshme. Dje, VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në dhe BDI-në për shmangien e këtyre ndryshimeve në mënyrë që të manipulojnë qëllimisht zgjedhjet, gjë të cilën LSDM-ja e mohon.