Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në malet e Sharrit

Është identifikuar trupi i pajetë i cili dit më parë u gjet në malet e Sharrit, afër fshatit Vejcë. Personi tashmë i ndjerë ishte M.R shtetas sirian dhe ishte 32 vjeçarë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Nga SPB Tetovë informojnë se 32 vjeçari ka poseduar dokumente të falsifikuara në emër të një personi tjetër nga Spanja, ndërsa i cili më 28 dhjetor të vitit të kaluar në SPB Tetovë është paraqitur si i zhdukur.

“Dje rreth orës 11.00, një alpinist i shoqatës së alpinistëve të Tetovës, i cili ka lëvizur në atë terren, në SPB Tetovë ka paraqitur se mbi fshatin Vejcë të Tetovës, në rrugën në drejtim të majës malore Kobilicë, kanë vërejtur një trup të pajetë të një mashkulli. Pastaj ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore me helikopter të MPB-së janë drejtuar në këtë vend dhe kanë kryer ekspertizë, me ç’ rast është konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës”, theksuan nga SPB Tetovë.

Nga atje informojnë se trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për autopsi.