Ariana Grande është është përjetësuar në një muze me një statujë prej dylli.
Madame Tussauds, muzeu i njohur i dyllit ndau lajmin me të gjithë të enjten dhe tashmë fansat e yllit të “Hollywood-it” kanë mundësinë të bëjnë një foto me këngëtaren, shkruan “Billboard”.
THANK U, NEXT Campaign Image
“Ju e dëshironi? Ne e morëm. Ariana Grande ka mbërritur në Madame Tussauds Hollywood,” shkruhej në njoftimin e muzeut të famshëm, duke përmendur fjalët që thuhen në këngën e saj, ‘7 Rings’”, shkruhet në statusin e muzeut.
Statuja është e veshur me një bluzë ‘crop’ të zezë me dantellë, fund të ngjashëm me bluzën dhe një shall me pupla, veshje e frymëzuar nga ajo që Grande mbante veshur në videoklipin “Rule the World” me reperin 2 Chains.
Statuja e yllit të popit është aq reale edhe në detaje, duke filluar nga gropëzat te faqet e deri tek tatuazhet në gishta.
Të gjithë e dimë që kjo nuk është statuja e parë prej dylli e Ariana-s. Në vitin 2019, Madame Tussauds London zbuloi statujën e saj të dyllit, por shumë fansa filluan të vinin në dukje atë që ishte shumë e qartë, që statuja nuk i ngjante aspak asaj.