Dymbëdhjetë start-ap kompani sot do t’i prezantojnë biznes idetë e tyre inovative me ç’rast idetë më të mira përmes programit “Betapitch” do të fitojnë ndihmë dhe mbështetje mentoriale për përgatitje të idesë së tyre.
Prezantimi do të mbahet pasdite në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike në Shkup, ndërsa në komisionin profesional i cili do t’i vlerësojë biznes idetë do të jetë edhe drejtori kryesor operativ i start-ap skenës së Berlinit “Betahaus”.
Ngjarja është në organizim të Qendrës për transferim të teknologjive dhe inovacioneve – Inofest dhe Fondacioni prof. dr. Dimitar Stambolliev.
Sivjet, “Betapitch” mbahet në 15 qytete nëpër botë, duke e përfshirë edhe Shkupin.