Idriz Voca mund të kalojë në Serie A, kjo është skuadra që po interesohet për të

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, mund të transferohet në Serie A, gjatë këtij afati kalimtar.

Marketing

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se skuadra e Sassuolos është ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin kosovar, i cili aktualisht luan me Luzern.

22 vjeçari ka qenë pjesë e padiskutueshme në formacionin e skuadrës së Luzern, duke qenë stabil dhe duke dhënë garanci në mesfushë.

Voca shihet si zëvendësues potencial i Sensi, i cili pritet të largohet nga skuadra në drejtim të Inter.

Nuk dihet akoma se sa janë të gatshëm Sassuolo që të paguajnë për lojtarin.

Kujtojmë se Sassuolo edicionin e kaluar e përfundoi në vendin e 11 me 43 pikë të grumbulluara.

Marketing