Idrizi: 24 vite trishtim, politikë degraduese, idiotësi dhe servilizëm i BDI

Arsim Idrizi

Marketing

Nëse kalon në rrugën Kumanovë-Shkup (Rreth 40 kilometrave), ke për të parë 24 vite trishtim, keqpolitik, idiotizëm e servilizëm të skajshëm nga ana e këtyre që e luajn rolin e viktimës, por ta dini se ashtu si e ndërtuat këtë shtet me gënjeshtra dhe poshtërsira do tu kthehet më keq se sa e keni menduar. Duroni vetëm edhe pak. Në vend se të ulen dhe të reformohen brenda për brenda vetes këto ende ëndërrojn se janë në qeverisje por shumë shpejt do të dalin nga kjo ëndërr e thellë që i ka kapluar. Në secilin sektor që hyn ke për të parë shkatrrim, manipulim, mosveprim, krim, korrupsion, zhvatje, nënshtrim, padinjitet dhe po këto dalin edhe ende manipulojn me metoda shumë të ulta që ekzistojnë, po ju more zotëri si nuk ju vjen turp të mereni me GJUHËN kur na gënjyet për gjithë këto vite se e keni përfunduar me ligj dhe në realitet del e kundërta, mereni me tabelat që nuk u dhatë zgjidhje për gjithë këto vite dhe keni lënë 1 milion probleme, mereni me punësime kur i keni lënë njerëzit me dekada me kontrata në vepër vetëm e vetëm për ti mbajt peng të ushtarëve partiak nëpër zgjedhje dhe më e keqja e kësaj është se në gjitha këto pozita vendimarrëse kanë qeveris vet këto manipulatorët. Ky do të jetë vetëm fillimi i nxjerrjeve të bëmave të juaja

Marketing