Iftar në Qendër të Kërçovës! Mbi 1000 iftare shpërndahen çdo natë

T’i zgjatësh dorën familjeve në nevojë është humanizëm dhe mirësi. I këtillë quhet edhe iftari në Qendër të Kërçovës, organizim ky i cili ka filluar që nga dita e parë e muajit të Ramazanit dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit të tij.

Marketing

Qëllimi i këtij organizimi është tu zgjatet dora familjeve në nevojë që edhe ato të kenë një sofër të begatshme.

Iniciativën e filluan një grup të rinjsh po që më vonë kjo u zgjerua, fal afaristëve të vendit dhe mërgimtarëve të cilët çdo herë janë aty kur bëhet fjalë për Kërçovën.

“Ishte kënaqësi shpirtërore që nuk mund ta përshkruar me fjalë se si ata familje e pritën këtë aktivitet dhe tu them të drejtën pa e menduar fare apo pa e planifikuar sa mund të jetë kostoja e kësaj iniciative diçka nga brendësia bashkë më shokët na thoshte se duhet ta bëjmë për çdo natë dhe ne jemi duke e zhvilluar atë për çdo natë. E kemi filluar me 100, dita ditës është rritur numri ka arritur në mbi 1000 iftare”, tha Shkodran Alili – organizator.

Këto aktivistë në këtë ambient vinë çdo ditë dhe punojnë nga 4 orë pa ndal në përgatitjen dhe servimin e 1000 iftareve që bëhen në qendër të këtij qyteti. Ata thonë se nuk ndjehen të lodhur, por të plotësuar nga kjo që e bëjnë.

“Është diçka humanitare tua shtrish dorën çdo kujt që ka nevojë në Kërçovë dhe ky aksion do të vazhdojë deri në fund të muajit të ramazanit”, tha një aktivist.

“Ne ndjehemi shumë të pasur sepse në këtë organizim nuk ndahen turqit shqiptarët, të gjithë punojmë së bashku turq shqiptarë dhe rom dhe një ditë nuk erdha shumë më mungoi ky ambient”, shtoi një aktivist tjetër.

“Siç mund të shihet këto aktivistë kanë erdh vullnetarisht dhe çdo ditë rritet numri i aktivistëve. Me këtë aktivitet kemi filluar që nga fillimi i muajit të ramazanit dhe do të vazhdojmë deri në fund të ramazanit”, u shpreh një tjetër aktivist.

Në bazë të kërkesave, iftare dërgohen edhe nëpër fshatra të vendit për familjet në nevojë. Iniciativa të këtilla ku janë shpërndarë iftare ka pasur shumë, po ky organizim IFTAR TEK BERZA është i vetmi i cili po zhvillohet një muaj pa ndërprerë.

Marketing