IHH mbështetje për arsimin në Tetovë

Në organizim të Fondacionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, në shkollën profesionale “Gjoce Stojçevski” në Tetovë u realizua inaugurimi i studios “Dizajn Enterier” dhe njëkohësisht u ndanë dhjetë karroca për nxënësit me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në ceremoninë e inaugurimit, të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Arsim “Kalkandelen”, të pranishëm ishin kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, anëtari i bordit të administratorëve të IHH-së, Osman Atalay, këshilltari për Arsim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Kemal Karaöz, mësimdhënës dhe të nxënës.

Në një prononcim për AA, Atalay tha se rikujtoi se para katër muajve nga shkolla e mesme është kërkuar klasë për nxënësit me aftësi të kufizuara trupore dhe shtoi se kjo studio është realizuar pas një pune katërmujore.

Atalay tha se është e nevojshme që shkolla të jetë e përshtatshme për nxënësit me aftësi të kufizuara trupore për arsye se bëhet fjalë për shkollë të mesme të tekstilit.
“Këto banka që janë marrë këtu, karriget dhe dërrasa e mençur do të jenë shkak që fëmijët me aftësi të kufizuara trupore të vijnë në mënyrë komode në shkollë, të dalin nga shtëpia dhe të shfrytëzojnë në mënyrë të natyrshme të drejtën e tyre për t’u arsimuar. Është shumë e rëndësishme për ne”, tha Atalay.
Krahas studios, për nxënësit me aftësi të kufizuara u bë ndarja e dhjetë karrocave, tha Atalay, duke njoftuar se Unioni Ndërkombëtar i Mjekëve ka mbështetur këtë projekt me karroca.

Atalay tha se fëmijët me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut dhe shumë vende të tjera të botës përballen me vështirësi serioze në arritjen e arsimimit.

“U bë një model. Mendojmë se kjo do të rrisë motivimin dhe moralin si të nxënësve, ashtu edhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe entuziazmin e tyre ndaj arsimit”, tha Atalay.

Ndërkaq, kryetarja e komunës Teuta Arifi u shpreh e lumtur për, siç tha ajo, hapjen e një studioje e cila është tërheqëse për gjeneratën e re dhe moderne.
“Prania juaj këtu është nder i madh për ne. Me mbështetjen tuaj, po edukojmë fëmijë të rinj më praktikë dhe më të suksesshëm. Shpreh falënderime në emrin tim dhe në emër të shkollës”, tha Arifi.

Po ashtu, drejtoresha e shkollës, Sevdije Mustafai, tha se duke patur parasysh nevojat e mëdha të tregut për kuadër të kualifikuar, shkolla vazhdimisht angazhohet në krijimin e kushteve sa më të mira të përshtatshme për një arsim më kualitativ të gjeneratave të reja.
Ajo tha se shkolla është pajisur me mjete moderne dhe falënderoi fondacionin IHH.

Në kuadër të mbështetjes, IHH, krahas lyerjes së studios dhe shtrimit të dyshemesë, ka dhuruar bankat, karriget dhe dërrasë të mençur, si dhe dhjetë karroca për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Marketing