Joe Biden dhe gruaja e tij Jill kanë ndjekur traditën e bisedës telefonike me qytetarë që telefonojnë në një linjë soeciale duke uruar festat. Në videokonferencën nga Shtëpia e Bardhë, ata u vunë në kontakt me një burrë që tha se quhej Jared, baba i katër fëmijëve.
Në përfundim të bisedës, presidenti amerikan i ka uruar “Krishtlindje të mrekullueshme” bashkëbiseduesit, i cili i është përgjigjur “Edhe unë të uroj një Krishtlindje të mrekullueshme, Gëzuar Krishtlindjet”, dhe më pas ka përfunduar duke thënë “Let’s Go Brandon”. “Unë jam dakord,” u përgjigj Biden, pa asnjë reagim të mëtejshëm për atë frazë të koduar që në të vërtetë do të thotë “Ik pirdhu Joe Biden”. Edhe pse nuk ishte e qartë nëse presidenti e kuptoi menjëherë referencën, Jill nga ana tjetër qeshi në siklet dhe zgjeroi sytë.
Videoja e nxjerrë nga ky komunikim u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa komentuesit e cilësojnë presidentin si të pandjeshëm.
Shprehja “Let’s Go Brandon” u bë një slogan për fyerjen e Bidenit pa shqiptuar “fjalën Fuck”, një sharje e ndaluar. Përveç mbështetësve të Trump, kësaj formule i janë drejtuar edhe shumë politikanë republikanë.
BREAKING: Caller tricks Biden into saying Let’s Go Brandon pic.twitter.com/CsXvmyg2ty
— Jack Posobiec ✝️ (@JackPosobiec) December 24, 2021