Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë regjistruar në Listën e Shangait të universiteteve më të mira në botë. Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2018 të publikuar sot, ndodhen një mijë universitete. Në vendin e parë 16-të vite me radhë është Universiteti Harvard, në vendin e dytë Stenford nga Kriteret kyçe për renditje të universiteteve, mes tjerash, janë numri i punimeve shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numri i fituesve të Çmimeve Nobel dhe Medalje Filds, të cilët kanë studiuar në universitet apo punojnë aty. SHBA-ja, ndërsa në vendin e tretë Universiteti britanik Kembrixh.
Natyrisht se mundësitë janë faktor që përcaktojnë të vërtetën e profesionalizimit të tyre dhe aspiratat për të ardhmen premtuese. Në këtë kontekst duhet përmendur se synimi i shumicës së të rinjve është që “Studenti të jetë në rendë të parë” dhe më pasë siguria për punë.
Sa i përket kësaj studentët vlerësojnë se arsyet e përgjithshme që studentët tanë largohen për të studiuar jashtë vendit janë të shumta, që nënkupton rangimi më i lartë në nivel botëror, bursa më afinitive, eksperiencë jetësore…por më primare janë kushtet më mira në çdo aspekt studimore.
“Kushtet më të mira infrastrukturore (biblotekë të pasur ,konvikte,parqe,fusha sporti,ambient të avancuar teknologjik etj),formale dhe jo formale(kurse,trajnime ,konferenca , staf i përkryer i profesorëve, mundësi funksionalizimi teori-praktik etj) të gjitha këto tiparet akademike studimore janë shumë pak të theksuar në vendit tonë ose fatkeqësisht në shumicën e rasteve aspak këto dallime janë ndër shkaqet kryesore për studimet jashtë vendit”, thotë Ariton Rama student i diplomuar. Studentët të cilët studiojnë jashtë vendit apelojnë që të shfrytëzohet çdo mundësi që ofrohet për të studiuar jashtë vendit, sepse përfitimet janë të mëdha si në anën profesionale por edhe në përgjithësi.
“Mos u frikësoni nga e huaja, diversiteti, distanca, koncepte që tashmë kanë humbur kuptim. Kjo veçanërisht vlen për vendet tona me arsim të ulët, ekonomikisht të dobët dhe te mbyllur gjeopolitikisht. Pasi të mbarohen studimet dhe të fitohet përvoja, kthimi në vend ka më shumë përparësi. Rëndësi të posaçme këtu ka edhe niveli skajshmërish i ulet i arsimit dhe gjithë sistemit në përgjithësi në vendin tonë”, deklaroi Abdylvehab Ejupi, student i cili përfundoi studimet në Turqi. Ndërsa profesorët universitar dhe studentët vlerësojnë se rangimi i universiteteve tregon kualitetin e dobët në arsim.
“Vitet e fundit partizimi e ka bërë punën e vetë që nënkupton punësimin e ushtarëve partiak të cilët e kanë ulur nivelin e arsimit këtë e tregon edhe vetë rangimi. Për shkak të cilësisë studentet ikin për studime jashtë vendit për të kërkuar dije që nuk i gjejnë në auditorët këtu. Studentët që studiojnë jashtë në masë të madhe nuk kthehen për shkak kushteve më të mira por edhe për arsye se politika dhe ndikimi politik nuk u lejon të punësohen”,deklaroi prof.Arsim Sinani.
Për këtë Ariton Rama shtoi se “Mungesa e prezencës të universiteteve tona në Listën e Shangait është trajektore e qartë treguese që universitetet nuk po luftojnë për avancimin e cilësisë,vlerave dhe kualiteti arsimore për të përgatitur një të ardhme të ndritur ,mendoj që duhet ta marrim shumë seriozisht si një qenie shoqërore ,avancimin e përimrëisimin e sistemi tonë arsimor sepse vetëm një popull i edukuar mirë do të ketë hapërim në çdo fushë jetësore”.