Ikja nuk e shpëton një shtet, vendosmëria po!

Zgjidhja e vetme që ne të shpëtojmë vetën tonë, ka mbetur protesta.
(Shkruan Valmira Vranovci)

Marketing

Tani më shumë se kurrë ka arsye për t’i kërkuar të drejtat tona, të drejtat e një qytetari të pavarur. Policë, mjekë, mësimdhënës, studentë, pleq e të rinjë duhet t’i themi STOP të gjitha padrejtësive që po na i shkakton kjo klasë e ulët politike.

Policia e Kosovës një prej akterëve më të rëndësishëm në vend e cila gjithmonë është në gjendje gatishmërie për mbrojtjen e Republikës dhe jetën e qytetarëve të saj, ende nuk ka sigurime shëndetësore.

Niveli i pagave të mjekëve dhe kushtet në të cilat ata punojnë tregon se në çfarë katrahure vazhdon të mbetet sistemi shëndetësor në vend.

Mësimdhënësit, ata që t’i japin hapat e parë të dijes dhe të përcjellin deri në pjekuri, ky vend nuk arriti kurrë t’i vlerësojë mjaftueshëm. Projektligji i ri për pagat për ta është ofendues, shumë më lartë se ta vlerësohen këshilltarët politikë, anëtarët të Kuvendeve Komunale, etj.

Studentë të cilët mbarojnë studimet në Universitet përfundojnë të papunë ose të punësuar jashtë profesionit të tyre.

Pagat e pensionistëve nuk arrijnë t’ua sigurojnë të ardhurat as për mbijetesë.

Një vend i vogël si Kosova do kishte mundësi të zhvillohej shumë lehtë po të mos ishte klasa e ‘prishtë’ politike e cila punon vetëm për interesa personale dhe pushtet.

Ne të gjithë e dijmë se në çfarë kushtesh jeton një politikan kosovar dhe një qytetar i saj prandaj nuk duhet të presim që një parti opozitare të na kërkojë të protestojmë dhe përmes kësaj të përfitoj për vete.

Amerika e as Bashkimi Evropian nuk ka nxjerrë dot nga kjo situatë të cilën vet ne e kemi lejuar të krijohet.

Për Republikën dhe qytetarët e saj asgjë nuk është më i rëndësishëm se zhvillimi ekonomik, vendet e reja të punës, arsimimi, siguria e shëndetësia.

Të gjithë kemi nevojën për shtet. Të gjithë kemi arsye të kërkojmë një jetë më të mirë.

Ikja nuk e shpëton një shtet, vendosmëria po!

Marketing