Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave pasi u përmisua gjendja epidemiologjike
Këtë e ka bërë të ditur vet IKSHP përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Në këtë njoftim thuhet se qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00
NJOFTIMI I PLOTË:
Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-
CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.
Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.