IKSHPK: Gjashtë viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19

Me datën 15 korrik 2020, në Kosovë janë regjistruar 132 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka testuar gjithsej 486 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Marketing

Numri total i rasteve pozitive është 5.369, nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706.

Prishtina ka shënuar numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19, me 47 raste.