Ilaçi natyral që ndihmon në ftohje dhe grip

Temperaturat e ulëta, qëndrimi në ambiente të mbyllura me shumë njerëz e viruset që qarkullojnë në ajër janë shkak i epidemive që përhapen me shpejtësi. Kolla, rrufa dhe dhimbjet e grykës janë shenjat e para dhe në mënyrë që të mos prekeni nga virozat stinore, duhet të parandaloni simptomat e lartëpërmendura.

Marketing

Veç veshjeve të ngrohta, e të qenurit larg njerëzve që janë sëmurë, ajo që duhet të bëni është të pini çdo ditë një lugë nga ky shurup magjik i përgatitur në shtëpi për më pak se 15 minuta. I pasur në antioksdidantë, vitamina dhe vlera të tjera ushqyese, ky shurup do të forcojë imunitetin tuaj.

Përbërësit: Një shkop kanelle, 3 portokalle, 3 limonë, piper të zi, mjaltë dhe vaj kokosi.

Në një tenxhere përzieni së bashku portokallin, limonin, xhinxherin, shkopin e kanelles dhe dy lugë pipër të zi. Lëreni për 8 minuta e më pas shtoni dhe dy lugë vja kokosi dhe mjaltë. Lëreni në zjarr për aq kohë sa vaji i kokosit dhe mjalti të jenë shkrirë. Kullojeni dhe lëngun që përftuat nga përzierja vendoseni në një kavanoz. Pini nga një lugë çdo ditë.