Ilço Gjorgjioski zyrtarisht trajneri i ri i Struga Trim & Lum

Kampioni aktual i Maqedonisë, Struga Trim & Lum, ka prezantuar Ilço Gjorgjioskin si trajnerin e ri të ekipit. Pas dorëheqjes së Qatip Osmanit, klubi vendosi t’i besojë pankinën një tjetër emri me përvojë në futbollin vendor.

Marketing

Gjorgjioski merr drejtimin e skuadrës në një moment delikat, kur mbrojtja e titullit kampion duket e vështirë, por ekipi mbetet ende në garë për trofe, pasi ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë.

Osmani u largua pas humbjes 0:2 ndaj Vardarit në kampionat, ndërsa më pas, me ndihmësin e tij Gega, Struga T&L siguroi kualifikimin në Kupë falë fitores 1:0 ndaj Gostivarit.