Tre manifestimet kryesore për festën kombëtare “Ilinden”, më 2 gusht, edhe këtë vit do të mbahen në Meçkin Kamen, Pelince dhe Shkup.
Në Krushevë këtë vit fjalë rasti do të mbajë presidenti Gjorge Ivanov, në qendrën memoriale në Pelince do të merrë pjesë delegacioni Qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në manifestimin në Shkup, fjalë rasti do të mbajë kryeparlamentari Talat Xhaferi.