Ilir Hasani: Hapja e kufijve me shtetet fqinje nuk do të rit numrin e të infektuarve me Koronavirus

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se lëvizja e lirë mes qytetarëve nuk do të rriste numrin e të infektuarve në asnjë anë të kufirit, duke shtuar se kjo gjë është dëshmuar me lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

Marketing

“Një ndër temat kryesor që u diskutua sot në Komisionin për Sëmundje Infektive ka qenë edhe hapja e kufijve si iniciativë e përbashkët e të gjithë neve, duke e kyçur këtu edhe Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. I diskutuam në mënyrë shumë të sinqertë edhe argumentet të cilat flasin se mbajtja e kufijve të mbyllura në ditët e sotme nuk do të na i përmisonte gjendjen me Covid-19 ditëve të ardhshme. Lëvizja mes qytetarëve nuk do e rriste numrin e pacientëve të infektuar me Covid-19 në asnjë anë të kufirit gjë e cila u dëshmua me lëvizjen e lirë që e kishim e Shqipërinë”, tha në Click Plus, Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetëisë.

Marketing