Ilir Meta është rikonfirmuar në krye të Partisë së Lirisë pas zgjedhjeve dhe Konventës së parë Kombëtare të mbajtur që me reformimin e kësaj force politike. Në votimin për kryetarin ku morën pjesë 722 delegatë, 719 prej tyre votuan Ilir Metën si kryetar.
Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë u zgjodhën edhe 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar.
Kujtojmë se Meta ishte kandidati i vetëm në këtë process.