Ilir Shaqiri ishte fituesi i sezonit të parë të Big Brother VIP Albania.
Iliri u bë shumë i dashur për publikun shqiptar me anë të qëndrimeve dhe diskutimeve brenda shtëpisë së “BBV”, shkruan lndeksonline.
Prej daljes nga spektakli, ai është shumë aktiv në media, ku jep herë pas here edhe intervista.
Më e fundit ka qenë në “A Show”, ku Iliri u pyet nëse kishte në plan të merrte pjesë në “Grande Fratello VIP” në Itali.
Shaqiri zbuloi se është duke folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë.
“Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme”, u shpreh Iliri.