Gjatë ditës së sotme dy ish pjesëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë.
E pas këtij vendimi ka reaguar edhe këngëtari Ilir Shaqiri.
Ai ka shpërndarë një këngë të tij pas Aktgjykimit dënues për Gucatin e Haradinajn.
Kënga me titull “Emblema e Lirisë” i dedikohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në mbishkrimin e këngës ai ka shkruar disa nga vargjet e saj.
Postimi i plotë:
…kush hedh baltë mbi këto shkronja t’arta,
harron së dielli s’mundet me u përlye,
kush shfryn aq zellshëm mbi këto shenja t’shenjta
dro i shembet qielli përmbi krye…
https://www.facebook.com/ilirshaqiri.al/posts/537749307719364