Ilire Dauti: Edhe sot VMRO-LSDM penguan komisionin, ligji i branitellave nuk kalon! (VIDEO)

Ligji për “branitellat” sërish ka shkaktuar tensione dhe mosmarrëveshje në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini. Deputetë të LSDM-së sërish tentuan të fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për plotësim dhe ndryshim të ligjit nga viti 2002.

Marketing

Kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti, e refuzoi sërish duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.

“Një ligj i tillë në formën siç e keni propozuar ju, shkruani diku që ta mbani mend,përmes meje nuk kalon. E kuptoni pra, nuk kalon. Sepse nëse në një kohë është bërë një lëshim i tillë, nuk nënkupton se duhet të vazhdojmë me lëshime të tilla. Më thoni se duhet të rirregullohen të drejtat e një kategorie qytetarësh të vendit tonë, në ndërkohë që ende nuk është rregulluar për pjesën tjetër që kanë qenë pjesë e konfliktit të armatosur, që rezultoi me luftë në vitin 2001.”, – theksoi kryetarja e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti.  https://www.facebook.com/share/v/128E9YgPDR5/

Marketing