Ilire Dauti: Ligjet që shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk kanë vend në komisionin që udhëheqi unë

Edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, edhe sot e refuzova duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve. Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër. Shpreha gadishmërinë time që për pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001 mund të organizojmë një debat publik ku do të gjejmë zgjidhje edhe për pjestarët e policisë dhe ushtrisë, por edhe për pjestarët e UÇK-së. Ky shtet ka një buxhet të vetëm që e mbushin të gjithë qytetarët dhe prej aty duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Barazia është parimi bazë nga i cili duhet të udhëhiqet ky shtet.

Marketing
Marketing