Ballina Lajme Maqedoni Ilire Dauti: Ligji për “Branitallat” nuk do të kalojë përmes meje!

Ilire Dauti: Ligji për “Branitallat” nuk do të kalojë përmes meje!

Kryetarja e Komisionit për Punë Sociale, Ilire Dauti, për TVM2 ka thënë se partitë politike që janë sinonim i bllokadës së punës së Kuvendit s’kanë kredibilitet për të iniciuar shkarkime ose ndonjë debllokim për punën brenda Kuvendit. Për sa kohë që nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së, ky ligj nuk do të kalojë, shton ajo.

Marketing

“Janë po të njëjtit që bllokuan edhe propozim-ligje që kishin të bënin me të drejtat bazë të njeriut, siç ishte propozim-ligji për shtetësi dhe po ashtu bllokuan propozim-ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në Komisionin, që ata udhëhiqnin si opozitë, ndërsa tani që janë pjesë e shumicës larguan nga rendi i ditës të njëjtin ligj, ashtu siç nuk thotë asnjë nen i Rregullores së Kuvendit të RMV-së. Do të vazhdojmë në punën tonë të respektojmë nenin 9 të Kushtetutës, sipas të cilit të gjithë qytetarët duhet trajtuar njëjtë, pavarësisht dallimeve. Po e përsëris, për sa kohë që Ligji nuk i përfshinë edhe ushtarët e UÇK-së, nuk do të kalojë përmes meje.”, ka thënë Ilire Dauti.

Marketing
Exit mobile version