Ballina Showbiz Iliri pas kryerjes së BBV: Unë dhe Donaldi s’mund të jemi miq

Iliri pas kryerjes së BBV: Unë dhe Donaldi s’mund të jemi miq

Të premten e kaluar ka përfunduar “Big Brother VIP”, ku fitues doli balerini, Iliri Shaqiri.
Dy rivalët më të fortë të këtij edicioni ishin Iliri dhe Donaldi.
Të dy bashkë kanë pasur përplasje të mëdha brenda shtëpisë.Iliri sot i ftuar në “Ftesë në 5”, ka folur rreth raportit të tij me Donaldin.“U takuam te festa dje edhe kaq. Ndodhi ajo që unë faktikisht i kam thënë Donaldit në shtëpi, që ne të dy nuk mund të jemi miq jashtë. Ndërsa ai thoshte se ne të dy mund të jemi miq jashtë sepse ‘ti jashtë do jesh ndryshe””, tha Iliri në intervistën e tij.Iliri ishte njëri ndër banorët më favoritë për të fituar edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Marketing

Exit mobile version