Iljazi: Zgjedhjet e parakoshme nuk janë zgjidhje për Maqedoninë

Republika e Maqedonisë tanimë ka hyrë në “vorbullin” midis ndryshimeve Kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga kjo amulli politike vendi mund të delë në të dyja rastet të cilat për tu vënë në praktik varen nga njëra tjetëra, shkruan Zhurnal.

Marketing

Partitë politike shqiptare edhe pse janë shprehur të gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare përveç BDI-së së Ali Ahmetit, të gjitha janë të mendimit se Referendumi në Maqedoni ka qenë i panevojshëm dhe se ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjënë me Marrëveshjen e Prespës duhet të kalojnë në Parlament dhe ti hapet rrugë implemntimit të saj dhe anëtarësimi8t të vendit në NATO.

Edhe analisti politik, Selim Iljazi është i mendimit se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se Parlamenti duhet ta kryejë punën e vet sa i përket Marrëveshjes së Prespës.

“Në Maqedoni Marrvëshja e Prespës duhet të kalojë në Parlament dhe duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese përkitazi me Marrëveshjen e Prespës dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve. Shqiptarët të jenë popull shtet formues dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe jo të llogaritemi si përqindje ashtu siç jemi llogaritë deri më tani. Dhe duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë. Kurse zgjedhjet e parakoshme nuk janë zgjidhje për vendin. Zgjedhjet janë vetëm humbje kohe dhe shpenzime të kota”, thotë për Zhurnal, Selim Iljazi, analist.