Filloi rikonstruimi i rrugës rajonale Kumanovë – fshati Opajë, e cila i lidh dy komunat fqinje Kumanovë dhe Likovë në rajonin verilindor. Rruga ka gjatësi prej gjashtë kilometrave dhe e gjerë 5.5 metra, ndërsa 670.000 euro për riparim janë siguruar përmes Bankës Evropiane për rinovim dhe zhvillim. Rikonstruimi do të zgjasë gjashtë muaj, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.
“Përmirësimi i infrastrukturës është prioritet i lartë i Qeverisë tonë. Dua të potencoj se ky rajon i Kumanovës është mjaft i rëndësishëm sepse i lidh dy korridoret evropiane 8 dhe 10. Në rajoni seriozisht investohen në infrastrukturë, rreth 60 milionë euro në rrugë, hekurudha dhe në infrastrukturë komunale”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
Ai rikujtoi se së shpejti do të fillojë rikonstruimi i pjesëve Nikushtak – Kumanovë dhe Kumanovë – Kriva Pallankë, tashmë rikonstruohet rruga Kumanovë – Shën Nikollë, ndërsa përfundoi rikonstruimi i rrugës Kumanovë – Pelincë. Deri në fund të vitit pret përfundim i pjesës së parë hekurudhore nga Kumanova në Belakovcë, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë me ndërtimin e pjesës së dytë, nga Belakovca në Kriva Pallankë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov tha se këtë vit rreth Kumanovës do të rehabilitohen, rikonstruohen dhe ndërtohen 112 kilometra rrugë, të cilat janë ndërtuar në kohën e Titos dhe tashmë 30 vite nuk janë prekur.