Ilnisa Agolli rikthehet në ekran, ja ku do e shohim

Sezoni i ri televiziv është vetëm pak ditë larg dhe ndryshimet këtë herë do të jenë jo të vogla. Ndërsa presim risitë e këtij sezoni, shumë personazhe kanë ngritur dyshime në rrjet se ku mund t’i shohim.

Marketing

Kuriozitet në rrjet ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, zëra thonë se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vet Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.

Marketing