Ballina Lajme Kosovë Imami kosovar ankohet kundër dëbimit të tij nga Gjermania

Imami kosovar ankohet kundër dëbimit të tij nga Gjermania

Leonis Hamza, u arrestua para dy javësh në Gjermani.

Marketing

Ai nga autoritetet gjermane njihet si një ekstremist islam i rrezikshëm.

Raportohet se i riu nga Kosova, me nofkën “Abdul Alim Hamza” ishte imam në një xhami në qytetin Bon, për të cilën autoritetet e sigurisë e kanë vlerësuar si “vendtakim selafist”.

Tani ai gjendet në paraburgim në pritje të dëbimit në vendlindje.

Por, Leonis Hamza, ka zgjedhur të ankohet kundër Gjykatës Administrative të Kolnit.

Kjo masë e Hamzës vjen si kundërshtim e vendimit për largimin e tij nga Gjermania, raporton gazeta gjermane Stern, transmeton Klankosova.tv

Një veprim të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e kësaj gjykate të marten.

Ajo ka thënë se “nuk dihet se kur pritet të dal vendimi lidhur me këtë çështje”.

Predikuesi “selafist” nga Kosova dyshohet për “Rrezikim të rendit themelor të lirë demokratik dhe sigurisë së brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë”.

Personi në fjalë, thuhet se ndër të tjera ka përhapur propagandë urrejtjeje në internet.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe krerët e landit të Nordrhein-Westfalen.

Kryeministri i kësaj krahine, Hendrik Wust, e ka përshëndetur masën ndaj të riut nga Kosova.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Herbert Reul, Leonis Hamza ishte “salafist” i njohur

Marketing
Exit mobile version