Imami kosovar kërkon të mos ndalet rryma në kohën e Xhumasë

Për shkak të krizës energjetike në Kosovë tash e sa ditë kanë filluar reduktimet 6 me 2. Imami Labinot Maliqi ka kërkuar nga KEDS-i dhe ZRRE-ja që ta ndryshojnë orarin e reduktimeve veçmas në ditën e premte, kur myslimanët e falin xhumanë.

Marketing

Ai ka kërkuar që gjatë kohës së xhumasë të ketë rrymë në të gjitha xhamitë e vendit.

Maliqi ka thënë se kjo kërkesë është e realizueshme nga KEDS-i dhe ZRRE-ja.

“Andaj, që të mos gjykojmë se po e ndalin qëllimisht për të na i bërë të dështojnë lutjet e ligjëratat tona, kërkoj që në të ardhmen të mos përsëritet ndërprerja e energjisë elektrike në kohën e xhumasë, siq ndodhi sot”, shkroi ai në Facebook.