Imerlije Saliu: VLEN e bëri realitet dëshirën e shqiptarëve për tu bërë bashkë

Kandidatja për deputete e VLEN-it, Imerlije Saliu, nga tubimi në Gostivar, tha se asaj shpesh i bëhet pyetja se përse pikërisht në këto momente i është bashkangjitur koalicionit VLEN.
“Përgjigja është shumë e thjeshtë. Ne, sot këtu të gjithë na bën bashkë shqiptarët. Dhe, koalicioni VLEN dëshirës së shqiptarëve për të qenë bashkë dhe më të bashkuar ju përgjigj dhe e bëri realitet. Ne si koalicion VLEN nuk jemi kundër asnjë bashkimi asnjë fronti as një aleance, por kemi disa fjalë për t’ju thënë. Frontit Evropian t’i bëhet me dije se na boshatisi shtëpitë dhe familjarët dhe të rinjtë tanë na i dërgoi në Evropë. Na la një arsim pa edukim, një shëndetësi pa shërim, na la një gjyqësor pa drejtësi dhe një ekonomi pa prodhim”, u shpreh Saliu.
Ajo ju premtoj nënave, motrave, shqiptare, se femra shqiptare do ta ketë vendin e vetë atje ku është e dëshmuar dhe ku e meriton.

Marketing