Immobile e godet tifozin me top, zgjedh një mënyrë të veçantë t’i kërkojë falje

Sulmuesi i Lazios Ciro Immobile ia ka dhuruar fanellën një tifozi të ri që ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit “San Siro” gjatë ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Lazios të cilit e goditi me top gjatë nxemjeve në vijën anësore.

Marketing

Italiani është rikthyer pas nga lëndimi të cilin e pësoi gjatë ndeshjeve me Kombëtaren e Italisë.

Nga goditja e fortë që mori në bark, fëmiu filloi të qaj dhe nga kjo Immobile u ndje keq dhe shoi ia dorëzoi fanellën familjes së tij.

Immobbile tashmë ka realizuar katër gola në Serie-A në këtë fillim të sezonit.

Marketing