LSDM-ja do të mblidhet sonte në koordinim të rregullt ku do të diskutojë për situatën e krijuar pas dështimit të seancës për imunitetin e Trajko Veljanovskit dhe përgatitjet për kandidatin për president. Sipas zëdhënësit të partisë, nëpërmjet bisedimeve duhet të tejkalohen tensionet e fundit mes partnerëve të koalicionit.
Pres që sonte kryesia e LSDM-së të ketë koordinim të zakonshëm në të cilën do të diskutohen të gjithë aspektet, të gjithë ngjarjet aktuale politike. Nuk do të thotë patjetër që do të kemi ndonjë vendim. Normalisht, në korniza të koalicionit bisedojmë rregullisht, kemi koordinime të zakonshme ku koordinohen ndodhitë e këtilla.
Kemi adresuar disa pyetje te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, u përgjigj dhe prej nesër presim të vazhdojnë normalisht aktivitetet në Kuvend. LSDM-ja me BDI-në janë në koalicion aktiv. Mund të them që edhe mbrëmë kishte seancë qeveritare ku u sollën një sërë vendimesh që janë në interes të qytetarëve. Sigurisht, të gjithë mos-pajtimet partiake zgjidhen me bisedime – deklaroi Kostadin Kostadinovski, zëdhënës i LSDM-së.