Deputeti i BDI-së Ejup Alimi përmes facebook sqaron dilemat rreth votimit të mbrëmshëm për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski.
Pse u ndërpre para kohe puna e komisionit parlamentar për mandate dhe imunitet mbrëmë?
Mbrëmë rreth orës 19:00, pas qëndrimit dy ditor në punimet e komisionit mbi kërkesën e gjyqit për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, deputetit Agim Shaqiri, iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në qendrën klinike në Shkup.
Duke u ballafaquar me këtë situatë, diku rreth orës 21, e kërkuam zëvendësen e Agimit, që të vijë dhe ta zëvendëson.
Dërguam vozitës që ta merr zëvendës anëtarin dhe ta sjell për votim, por rreth orës 21:30, komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur ardhjen e deputetes tonë, e cila do të arrinte diku rreth orës 22:00 ose 22:30, ndërsa afat kohor për ta përfunduar seancën kishte gjer në mesnatë.
Paraprakisht ishim marrë vesh që seancën ta mbyllim në ora 23:00 kur edhe do të votoheshte mbi vendimin.
Qoftë e kaluar për Agimin.