Imunizimi i popullatës, Filipçe: Synojmë të arrijmë 7000 vaksinime në ditë

Vazhdon imunizimi masiv ndaj Kovid 19 i kategorive kritike.

Marketing

“Procesi i imunizimit vazhdon në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për qytetarët mbi moshën 77 vjeç. Nëse arrijnë vaksina shtesë, kufijtë e moshës do të ulen. Numri optimal që duam të arrijmë është që të kemi rreth 7,000 vaksinime në ditë. Kjo shifër mund të rritet, por ne po shkojmë hap pas hapi” – deklaroi Filipçe.

Ditëve në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksina Sputnik V, si pjesë e donacionit të gjithsej 40 mijë dozave nga Serbia. Filipçe tha se brenda prillit pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze dhe ato Pfizer, që do të rrisnin edhe numrin e të vaksinuarve në bazë ditore. Aktualisht në vend janë kryer 10 mijë vaksinime.

Marketing