Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI Gostivar, njëherit zv.ministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani i shoqëruar nga deputetët e Zonës, funksionarë qendror e lokal po marrin pjesë në inaugurimin e Sallës Sportive në fshatin Debresh, njoftuan nga BDI – Dega në Gostivar
“Salla e re e sportit, e cila u ndërtua në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica”, është investim i MASH për çka u ndarë mbi 37 milionë denarë.Objekti ka hapësirë prej 1.200 metra katrorë dhe krahas nxënësve do të mund të shfrytëzohet për organizimin e ndeshjeve në sporte të vogla. Që të sigurohet funksionim i sallës do të punësohen dy persona. BDI, dega Gostivar faleminderon ish ministrin dhe deputetin e tanishëm Arbër Ademi për realizimin e projektit”, përfundon komunikata.