Sot me prezencë të kryetarit të komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, ministrit të Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapsinor z. Naser Nuredini, zv.ministrit të Transportit dhe Lidhjes z.Bekim Rexhepi, deputeti i zonës z.Arben Ziberi dhe zv. Drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellsit z.Xheladin Xheladini dhe sekretarit Shtetëror Selajdin Beluli u inaugura rezervoari i ujit në f.Sfillare.
Projekt i cili kap vlerën e 35.452.049 den, rezervoar me kapacitet 250m3 në Sfillare të Epërme dhe zgjerimi i kapacitetit me rezervoar prej 250m3 në Sfillare të Poshtme, nga i cili do të ketë 130 kyçje me 6km rrjet.
Fjalim rasti patën të gjithë të pranishmit e lartëpërmendur, Kryetari Bexheti i falemenderoj të gjithë banorët e f.Sfillare për mikpritjen dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Lokale dhe të gjithë banorëve që arritëm me sukses të realizojmë këtë projekt.
Deputeti i zonës Ziberi shprehi falemenderime për të gjith banorët dhe kënaqësi që edhe një projekt po realizohet nga premtimet parazgjedhore ku shtoi se nuk do të ndalemi vetëm me këtë projekt, gjithashtu zv.Ministri Rexhepi falemenderoj banorët dhe shtoi se së bashku me të gjith aktivin politik do të vazhdojnë edhe me projektet e rradhës deri në realizimin e plotë.
Dhe për fund Ministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapsinor Nuredini shtoi se ujësjellësi është një e drejtë themelore dhe ne si parti do të përkrahim çdo projekt për të mirën e qytetarëve, neve si ministri kemi krijuar një databazë për të qenë më të informuar dhe të ndjekim nga afër prioritetet për të furnizuar çdo vendbanim me ujë.