Një gomë dyshohet të ketë shpërthyer nga automjeti në të cilin ndodhej presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Ky i fundit ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Pas incidentit, Vuçiç doli nga makina dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun. Në një tubim në Kikinda, ai tha se i ka plasur goma rrugës për në Mokrin.
“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai sipas Kosovapress.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar.